Prodhimi i Pogaqeve të Bletaria Linda

Sot, ne Bletarine Linda Ferizaj, kemi perfunduar me sukses testimin e pogaqeve tona te prodhuara. Procesi filloi me 14 nentor te vitit te kaluar, kur filluam te perdorim nje mori recepturash te ndryshme per te percaktuar formulen me te mire per fillimin e prodhimit serik. Gjate procesit te testimit, morrem pjese duke perdorur sasi te ndryshme dhe datat e ndryshme. Ne total, u testuan 175 koshere bletesh dhe mbi 200 kg pogaqe.

Filluam me vetem 10 koshere nga vetem dy bletishte, qe perbente me pak se 10% te numrit te pergjithshem te bleteve. Duke mos verejtur ndonje anomali tek bletet, me 10 dhjetor u shtuan pogaqe tek 50 blete tjera, me 11 janar u futen ne test edhe 80 pogaqe ne koshere tjera, dhe me 27 janar u vendosin pogaqe tek te gjitha bletat ne te gjitha bletishtet. Sot, perfundimisht konkluduam se pogaqet tona jane te konsumuara gati komplet dhe jane te nje cilesie mjaft te mire.

Ne jemi shume te kenaqur me rezultatet e testimin, dhe kemi vendosur te vazhdojme te prodhojme pogaqe sipas formules se Dr. Xhelal Luma. Do te vazhdojme te punojme fort per te siguruar cilesi te larte dhe kenaqesi per konsumatoret tane.

Ju falenderojme te gjithe qe morren pjese ne testim dhe ne zhvillimin e prodhimit te pogaqeve tone.

Rasim Hamiti

Xhelal Luma